Vendimi i KGJK-së Nr.525/2023 Themelohet komisioni ad hoc për vlerësimin e performancës së znj. Albina Shabani Rama, kryetare në Gjykatën Themelore Prishtinë.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.524/2023 Refuzohet kërkesa e Xhelal Bajrami, gjyqtar porot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për transferim në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.523/2023 Refuzohet kërkesa e z. Donjet Doblibara, gjyqtar porot në Gjykatën Themelore në Gjakovë, i cili ka kërkuar nga KGJK që t’ia lejoj ushtrimin e funksionit të Zyrtarit Ligjor pranë Kompanisë Kosova Dept Collection Agency SHPK, me kufizime, ndërsa pozitën e gjyqtarit porot pa kufizime.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.522/2023 Miratohet ndryshimi i planit vjetor të punës i Gjykatës së Apelit për vitin 2023, me numër AGJ.nr.526/2023, të datës 8 nëntor 2023.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.521/2023 Autorizohet Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të vlerësoj performancën e UD. Drejtorit të Njësisë për Inspektim Gjyqësor për vitin 2023.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.520/2023 Autorizohet Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të vlerësoj performancën e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së për vitin 2023
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.519/2023 Z. Ragip Namani, gjyqtar Gjykatën Supreme të Kosovës, caktohet anëtar i Komisionit për kompensimin e dëmit për personat e dënuar ose arrestuar pa arsye.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.518/2023 Z. Siniša Borisavljevi?, emërohet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prishtinë dega Graçanicë.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.517/2023 Znj. Suzana Cerkini emërohet gjyqtare mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore Prishtinë dega Fushë Kosovë.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.516/2023 Autorizohet Departamenti për Çështje Ligjore në SKGJK, për hartimin e memos informuese lidhur me ndryshimet e fundit të Ligjit për Procedurën Përmbarimore dhe rekomandimin e Asamblesë për lëndët përmbarimore ku gjykatat janë kreditor.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.515/2023 Inicohet në Gjykatën Supreme të Kosovës, hartimi i aktit përkatës, për mënyrën e veprimit lidhur me dërgimin e aktgjykimeve tek punëdhënësit, në rastet kur në aktgjykime përfshihen edhe dënimet plotësuese.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.514/2023 Aprovohet rekomandimi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, i datës 8 nëntor 2023, për publikimin e shkaqeve të dështimit të seancave gjyqësore.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.513/2023 Aprovohet rekomandimi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, i datës 8 nëntor 2023, për hartimin e Udhëzuesit Administrativ për Regjistrimin e Seancave Gjyqësore.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.512/2023 Sabri Halili, gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për lirim nga detyra e gjyqtarit, për shkak të përfundimit të mandatit, me arritjen e moshës së pensionimit me datë 25 dhjetor 2023.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.511/2023 Znj. Snežana Mihajlovi?, gjyqtare në Gjykatën Themelore Gjilan, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për lirim nga detyra e gjyqtares, për shkak të përfundimit të mandatit, me arritjen e moshës së pensionimit me datë 8 dhjetor 2023.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.510/2023 Gëzim Llulluni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për lirim nga detyra e gjyqtarit, për shkak të përfundimit të mandatit, me arritjen e moshës së pensionimit me datë 6 dhjetor 2023.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.509/2023 Xhemajl Jusufi, gjyqtar me mandat fillestar në Gjykatën Themelore Mitrovicë, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për riemërim me mandat të përhershëm.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.508/2023 Verona Dibra, gjyqtare me mandat fillestar në Gjykatën Komerciale – Dhomat e Shkallës së Parë, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për riemërim me mandat të përhershëm.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.507/2023 Shyqri Hoxha, gjyqtar me mandat fillestar në Gjykatën Themelore Prizren, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për riemërim me mandat të përhershëm.
07/12/2023
Vendimi i KGJK-së Nr.506/2023 Rrezarta Lleshaj, gjyqtare me mandat fillestar në Gjykatën Themelore Prishtinë, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për riemërim me mandat të përhershëm.